Kriza kap skuadrën zviceriane, Gashi mbetet në "ajër"

Kriza kap skuadrën zviceriane, Gashi mbetet në "ajër"

Kur u duk se gjithçka do të merrte dritën jeshile, pista është shuar totalisht.

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, që mbetet aktualisht pa skuadër. Sipas "Blick", Grasshoppers kishte shfaqur interes për ish-futbollistin e saj. Por, zbritja nga kategoria nuk e shtynë Gashin që të bashkohet me zvicerianët. Paratë mungojnë, ndërsa prestigji i Gashit do të kapte fundin.

E ardhmja e tij mbetet e pasigurtë. Tre vitet në MLS me Rapids Colorado nuk i siguruan atij vazhdimësi, duke mbetur pa skuadër prej thuajse 7 muajsh.


EMISIONET