Krishtlindje me re dhe reshje të izoluara

Krishtlindje me re dhe reshje të izoluara

Moti për Krishtlindje nuk premton shumë. Në zonat malore priten reshje dëbore, ndërsa pjesa tjetër e vendit me vranësira dhe reshje të dobëta shiu.

Sipas MeteoAlb, pasditja e sotme shton vranësirat në skajin verior duke rrezikuar reshje të pakta dëbore, ndersa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime. 

Ndërkohë ditën e nesërme (25 dhjetor) vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat në pjesën e parë të ditës duke bërë që zonat Qëndrore dhe Jugore të kenë shira të izoluar. Por orët vijuese do të përmirësojnë kushtet e motit në territor, duke bërë që moti i kthjellët të mbizotërojë. 

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur -4°C deri ne 13°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Veriore  duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.


EMISIONET