Krimi për pasion? Psikologia: Nëse dikush të do nuk ta merr jetën

Krimi për pasion? Psikologia: Nëse dikush të do nuk ta merr

Shqipëria brenda pak muaj u trondit nga dy vrasje të rënda që e kanë zanafillën nga histori dashurie e pamundura.

Dy të rinj vranë ish të dashurat e tyre dhe më pas vranë edhe veten.

Janë konsideruar si 'krim pasioni', por psikologia Aurela Agalliu, e ftuar në emisionin Ditë e Re në Ora News, u shpreh se nëse dikush të do nuk ta merr jetën.

Aurela Agalliu: "Nuk mund të quhet krim për pasion, megjithëse lobohet si krim për pasion. Unë mendoj se nëse dikush të do, të do dhe nuk ta merr jetën. Por nëse dashuria është e sëmurë, si këto dashuritë që jemi mësuar ne të shikojmë në Shqipëri, ku femra duhet të jetë patjetër prona e një mashkulli, ajo duhet të bëjë çfarë ai do edhe kur nuk është me atë, kjo nuk është dashuri. 

Për mua këtu evidentoj persona të sëmurë të cilët ka nevojë për terapi, për ndërhyrje urgjente, për konsulta me njerëz profesionist në mënyrë që të rregullojnë jetën e tyre.  

Ti në këtë rast nuk merr vetëm jetën e personit që vret por shkatërron edhe jetën tënde. Dhe derisa të vijë logjika këtij njeriu, të ndërgjegjësohet se i ka bërë keq dy jetëve apo më shumë, është shumë vonë."

Psikologia u shpreh se problemi qëndron tek mentaliteti i shoqërisë shqiptare.

Aurela Agalliu: "Në gjithë këtë kontekst ndikon shumë kultura që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi. Ne themi që po ndryshojmë por në fakt këto rrënjët e vjetra të kulturës i kemi të forta, mentaliteti patriarkal, ne jemi rruitur në familje ku burri bën gjithçka, është zot në shtëpi, në ekonomi, në vendimarrje. 

Koha ka ndryshuar, njerëzit duhet të jenë më paqësore. Mendoj që gjithë kontributi i anëtarëve në familje jep produkt, rendimet, cilësi në një marrëdhënie familjare.

Shoqëria vuan shumë për besim, sinqeritet. Jemi popull që nxitemi shumë nga inati. Kemi inat, zilinë që është gjëja më e keqe dhe kjo na bën shumë keq. Kjo na nxit drejt emocioneve negative dhe këto emocione negative, pastaj pasojë në sjelljet tona."

EMISIONET