Vrasja e Artan Cukut, Greqia liron nga burgu porositësin dhe ndihmësin

Vrasja e Artan Cukut, Greqia liron nga burgu porositësin dhe ndihmësin

Ndërkohë që Gjykata për Krime të Rënda ka shtyrë seancën për vrasjen e Artan Cukut, në Greqi janë liruar nga të gjitha hallkat e gjyqësorit dy të akuzuar për ngjarjen, porositësi Bledar Jambelli dhe ndihmësi Kristaq Leci.

Dy të akuzuarit pasi janë liruar nga drejtësia greke nuk dihet ku janë, ndërsa Gjykata për Krime të Rënda sot ka shtyrë seancën në mungesë.

Shtyrja e seancës së sotme është bërë pasi ata nuk kanë marrë dijeni për zhvillimin e ngjarjes.

Bledar Jambelli u arrestua në Athinë në dhjetor të 2018, ndërsa Kristaq Leci në 12 gusht të këtij viti.

Roli i Jambellit dhe Lecit-Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e krimeve të rënda dyshohet se Jambelli ka porositur vrasjen e Artan Cukut për hakmarrje për arrestimin në vitin 2012 kur Cuku mbante detyrën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës.  Ndërsa Leci akuzohet si bashkëpunëtor i Mikel Shallarit që vrau komisar Cukun në hyrje të pallatit ku ai jetonte në "Rrugën e kosovarëve", pranë liqenit në Tiranë.

Sipas të dhënave, ishte Blendar Jambelli që ka kontaktuar fillimisht me Lecin për të kryer ekzekutimin kundrejt një pagesë prej 20 mijë eurosh dhe më pas ky i fundit është lidhur me Mikel Shallarin.

Mikel Shallari u dënua me 10 vite burg-Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 10 vite burg ekzekutorin Mikel Shallari pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke ndihmuar në zbardhjen e motivit të krimit, kush ishin porositësit, ndërmjetësit.

Nga rrëfimi i Shallarit u mësua se Kristaq Leci kishte luajtur rolin e ndërmjetësit ndërsa porositësi i krimit ishte Bledar Jambelli. Ky i fundit vijon të jetë në kërkim.  

EMISIONET