Krijohet teknologjia që sfidon njerëzit: Mund të shkruajë "fake news"

Krijohet teknologjia që sfidon njerëzit: Mund të shkruajë

Një sistem i inteligjencës artificiale që prodhon histori, poema e artikuj prentedohet se bën shkrime aq të mira sa një njeri. Në fillim, "The text generator", i krijuar nga firma e kërkimeve OpenAL u konsiderua i rrezikshëm për tu përdorur në publik për shkak të abuzimit.

Por tani ka dalë një version më i fuqishëm, i cili mund të përdoret për të shkruar lajme të rreme ose abuzime në rrjete sociale. Modeli i quajtur GPT-2 ishte trajnuar në një bazë të dhënash prej tetë milion faqesh në internet, dhe është në gjendje të përshtatet me stilin dhe përmbajtjen e tekstit fillestar që i është dhënë.

Mund të përfundojë një poezi Shekspiri, si dhe të shkruajë artikuj dhe epitete.

"Për shkak të shqetësimeve tona në lidhje me aplikimet me qëllim të keq të teknologjisë, ne nuk po e nxjerrim në treg modelin e trajnuar. Në vend të kësaj, do publikojmë një model shumë më të vogël", njoftoi kompania.

Si rezultat, versioni që ka dalë në treg kishte shumë më pak parametra, fraza dhe fjali sesa ato që përdoren gjatë trajnimit.

EMISIONET