Krijohet gjaku artificial, bëhet transfuzion tek çdo pacient pavarësisht grupit të gjakut

Krijohet gjaku artificial, bëhet transfuzion tek çdo pacient

Shkencëtarët kanë krijuar gjak artificial në laborator dhe pretendojnë që mund të bëhet transfuzion tek pacientët, pavarësisht nga grupi i tyre i gjakut.

Ekipi i shkencëtarëve nga Japonia krijoi gjakun me qelizat e kuqe, që përmban oksigjen dhe tombocite, që shkaktojnë mpiksje kur lëkura prehet ose gërvishtet.

Gjaku artificial u testua tek 10 lepuj dhe 6 prej tyre mbijetuan.

Shkencëtarët thanë se kjo është e krahasueshme nëse kafshët do trajtoheshin me gjak të vërtetë.

Ata besojnë se shpikja e tyre mund të shpëtojë njerëzit në rrezik vdekje duke u mundësuar personave të dëmtuar që të trajtohen në vendin e ngjarjes.

Pacientët duhet të shkojnë në spital dhe më pas mjekët të përcaktojnë grupin e gjakut.

Gjaku artificial u krijua nga shkencëtarët nga National Defense Medical College në Tokorozaëa.

Ndërsa rezultatet e studimit i publikuan në revistën Transfusion.

EMISIONET