Kreu i “Komandës së Kuqe”, maskohet si vajza e tij për tu arratisur nga burgu, por nervozizmi ‘e tradhëton’

Më shumë sesa e çuditëshme duket e pabesueshme mënyra që zgjodhi një i burgosur të arratisej nga burgu.

Kreu i një bande braziliane, Clauvino da Silva u përpoq të arratisej duke u maskuar si vajza e tij, gjatë kohës kur ajo e vizitoi atë pas hekurave.

Sikurse raporton ‘Bild’, pasi u transformua si vajza e tij, Clauvino la qelinë duke dalë nga dera kryesore e burgut, në vend të vajzës së tij.

Ajo që e bëri atë të dyshimtë ishte nervozizmi.

Zyrtarët e burgut thanë se nervozizmi i shfaqur nga Clauvino da Silva, i njohur gjithashtu si “Shorty”, teksa përpiqej të linte burgun, e bëri që policia të reagonte në kohë dhe të bëntë arrestimin e tij.

Plani i tij ishte me sa duket të linte vajzën e tij 19-vjeçare brenda burgut. Policia po shikon rolin e saj, pasi ka dyshime se është bashkëpunëtore në përpjekjen e dështuar të arratisjes së babait të saj nga burgu Gericinó, që ndodhet Rio de Janeiro.

Autoritetet thonë se da Silva ishte pjesë e udhëheqjes së Komandës së Kuqe, një nga grupet më të fuqishme kriminale në Brazil që kontrollonte trafikun e drogës në një pjesë të madhe të Rios.

“Pas përpjekjes së dështuar për arratisje, da Silva u transferua në një njësi të një burgu me siguri maksimale dhe do të përballet me sanksione disiplinore”, thanë zyrtarët.



EMISIONET