Kraja: Hetimi i zyrtarëve të lartë kërkon vendosmëri, duhet të jemi bashkë

Kraja: Hetimi i zyrtarëve të lartë kërkon vendosmëri,

Nuk humb kohë Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja për ti përsëritur kreut të Këshillit të Lërtë të Prokurorisë kërkesën për plotësimin e vakancës me emërimin e dy prokurorëve të organikës së Prokurorisë Speciale.

I ftuar në konferencën rajonale “Hetimi financiar i korrupsionit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut  të organizuar paraditen e sotme” Kraja nënvizoi vështirësitë që ka hetimi I zyrtarëve të lartë dhe në këtë betejë duhet të jenë të gjithë bashkë.

"Të hetosh dhe ushtrosh ndjekje penale ndaj zyrtarëve të lartë padyshim që ka vështirësi. Janë njerëz të fuqishëm me pushtet, që ndodhen direkt me situata penale nga më të ndryshmet. Kërkon vendosmëri profesionalizëm dhe objektivitet. Në kuadër  të kësaj sigurisht do kesh dhe suksesin"

U bë një muaj që SPAK është funksionale në Shqipëri, nga data 20 dhjetor, një periudhe ‘lufte’ për ne që kemi shkuar atje për të kapur situatën në dorë për të marrë në administrim të procedimit penal të trashëguara nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të ardhura nga prokuroritë e tjera. Për të krijuar administratën për të nisur dhe për të punuar njëkohësisht dhe për të hartuar një numër të madh aktesh administrative në aspektin e krijimit dhe funksionimit të strukturës pasi është strukturë e re, ndryshe nga gjykata që administronte administratën e gjykatës ekzistuese.

Aktualisht prokuroria ka 8 të emëruar dhe dy të caktuar përkohësisht. Meqënëse e kam kryetarin e këshillit gjej rastin ti bëj thirrje që të vazhdojë procedurën e emërimit të dy vendeve që kanë mbetur bosh nga numri 15 miratuar nga këshilli sepse me të vërtetë e kemi të nevojshme.

Bilanci i një muaji

Kraja nënvizoi dhe rëndësinë e ngritjes së Byrosë së Hetimit

“Kemi nisur hetimet duke u fokusuar në cështje më të rëndësishme. Kemi rivendosur kontantet me partnerët ndërkombëtarë për cështje që vazhdojnë të hetohen. Janë disa hetime të përbashkëta që bëhen për llogari të autoritete e huaja. Ndërkohë kemi miratuar paketën e plotë të akteve nënligjore për zgjedhjen e drejtorit dhe anëtarëve të Byrosë së Hetimit. Ne aktualisht kemi prokurorë por nuk kemi hetuesit. Kanë nisur aplikimet. Shpresojmë që deri më datën 30 të kemi një numë sa më të madh kandidatësh që më pas të mund të zgjedhim më të mirin dhe profesionistin.

Kreu i Prokurorisë së Posacme nënvizoi dhe punën e përbashkët

"Duhet të kesh bazë ligjore të mirë, strukturë dhe vullnet për të arritur. Ne i kemi. Por për të pasur rezultate duhet pak kohë. E rëndësishme është që jemi në rrugë të mirë. Për të pasur sukses duhet të jemi të gjithë bashkë. Duhen hequr barrierat kush e ka apo kush nuk e ka përgjegjësinë.  Duhet të jemi në front të gjithë në luftën kundër krimit përndryshe nuk do të kemi sukses. Dështimi dhe suksesi duhet të jetë i të gjithëve bashkë”

EMISIONET