KPK kalon në sitë pasuritë e Rovena Gashit, hetohet dhe pasuria e të atit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti sot (20 korrik) procesin e rivlerësimit për prokuroren e pezulluar Rovena Gashi, pavarësisht refuzimit të kësaj të fundit për tu paraqitur në seancë dëgjimore.

Pak minuta para fillimit të seancës prokuroja Gashi depozitoi pranë trupit gjykues - të përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj -  shkaqet e refuzimit.

Pavarësisht kësaj kryetarja Genta Bungo deklaroi se seanca do të vijojë dhe prokurorja kishte humbur të drejtën për tu dëgjuar. 

"Nëse subjekti i rivlerësimit, Rovena Gashi do të ishte në sallë do të paraqiste pretendimet e saj. Këtë mëngjes Gashi ka depozituar një deklaratë përmbyllëse që nuk pranon të jetë e pranishme"  u shpreh gjyqtarja Genta Bungo duke shtuar se  prokurorja kërkon rikonfirmimin në detyrë 

Relator i cështjes ka qenë Suela Zhegu por pas ankesës së Gashit ajo ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të saj është emëruar Lulzim Hamitaj

Relatori lexoi fillimisht konkluzionet e ILDKPI-së, ku Rovena Gashi nuk justifikonte me burime të ligjshme pasurinë dhe ka bërë deklarim të pasaktë. KPK theksoi se çifti Gini (Rovena Gashi dhe bashkëshorti Dritan Gina) zotërojnë dy apartamente, një në Durrës e një në Tiranë,që justifikohen nga të ardhurat e tyre. 

Lulzim Hamitaj: "Rovena Gashi i është nënshtruar kontrollit me përparësi si anëtare e KED. Verifikimi vetëm për kriterin e pasurisë. KPK ka administruar raportin e ILDKPI i cili ka konstatuar se deklarimi nuk është i saktë, nuk ka burime te ligjshme për pasurinë. Edhe KPK kreu një hetim të thelluar 

"Gashi ka një apartament tek Shkëmbi i Kavajës 105 m2 e blerë në bashkëpronësi nga dy bashkëshortet. Apartamenti me vlerë 80 mijë euro do të paguhej me dy këste. 30 mijë euro do të jepeshin në momentin e blerjes dhe 50 mijë euro brenda 30 marsit 2011, 45 mije euro kredi ndërsa 15 euro nga kunati. Sa më sipër duke iu referuar dokumentacionit, konstatojmë se ka mospërputhje midis çmimit të deklaruar në 2011 dhe pagesave të kryera. Rezulton se nuk ka pasur burime të mjaftueshme për të bërë pagesën e shtëpisë.  Në vitin 2012 Gashi dhe familja e saj kanë pasur mungesë të burimeve financiare.  Deklarimet nuk përputhen, as me deklaratat e kunatit dhe as me përgjigjet e zonjës Gashi. 

Ka dhe një apartament 120 metra katororë në Tiranë. Subjekti e ka deklaruar si ishte dhuratë nga babai në vitin 2013. Ky apartament është regjistruar në pronësi të bashkëshortëve në 2013.

 Nga analiza financiare rezulton se në vitin 2010 nuk ka probleme, ndersa në vitin 2011, ka pasur mungesë të burimeve për të blerë apartamentin dhe del me bilanc negativ. Ka mospërputhje mes kontratës së apartamentit dhe mundesive ekonomike për të realizuar pagesat. Dy kestet janë bërë në mungesë burimeve financuare. Në vitin 2012 bilanci del negativ, ndërsa në vitin 2013 nuk justifikon kurismet. Referuar vitit 2013 bilnanci del negatin në shumen prej 3 milionë lekë. Edhe në vitin 2015 bilanci del negativ, ka pasur mungesë të burimit financiar për të justifikuar shpenzimet e kryera. Në vitet e sipërcituara, familja e Gashit nuk ka pasur të ardhura për të blerë pasuritë e mësipërme.

KPK heton dhe pasurine e te atit

KPK ka shtrirë hetimet edhe në pasuritë e të atit të Rovena Gashit. Bëhet fjalë për 16 apartamente në Durrës që dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit. Kjo sipas faturave të OSHEE-së, ndërsa prokurorja pretendon se babai i saj është administrator i pallatit.   

Relatori i çështjes tregoi dhe historikun e komunikimit me Rovena Gashin ku kjo e fundit kishte kërkuar 13 kërkesa mes tyre disa herë dorëheqjen. Vetëm një kërkesë është pranuar ajo e dorëheqjes së relatores Suela Zhegu me Lulzim Hamitaj.

Në shkresën drejtuar KPK prokurorja shkruan se procesi i vetingut është shndërruar në arenë "diskriminimi publik" me qëllim eliminimin e pushtetit gjyqësor"

Ish drejtuesja e njësisë për dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe bashkëshorti i saj, Dritan Gina janë në hetim për fshehje pasurie. Më herët ata janë pezulluar nga kryeprokurorja Arta Marku. 

Pas seances dëgjimore u caktua data 25 korrik si datë për të shpallur vendimin lidhur me prokuroren.

Grafika e pasurise 

Reporter.al publikoi skeden grafike të ndryshimit të pasurisë së deklaruar të prokurores Rovena Gashi nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.



EMISIONET