Kosova regjistron 133 raste të reja me Covid-19

Kosova regjistron 133 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka regjistruar 113 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, pas kryerjes së 266 testeve.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

Deri më tani, autoritetet shtetërore kanë raportuar për 2,991 persona të prekur nga Covid-19, dhe janë shënuar 45 viktima.

Po në 24 orët e fundit u shëruan 67 pacientë, duke e çuar në 1,293 numrin total.




EMISIONET