Skandali në libra: Kosova pjesë e Serbisë, ministria nuk tërheq botimin

Vetëm dy muaj nga fillimi i shkollës vihen re gabimet në tekstet shkollore.
Në librin e Qytetarisë të klasës së 8, Kosova paraqitet në hartë si pjesë e Serbisë.
Në lidhje me këtë, Ministria e Arsimit ka ngritur një grup pune për të kuptuar ku qëndron e vërteta.
Pavarësisht këtij skandali, nuk është marrë vendimi i ndalimit të këtij libri. Qytetaria e klasës së tetë mund të blihet në çdo kancelari apo pikë shitje librash.
Një gabim të pafalshëm e konsiderojnë nxënësit dhe qytetarët këtë paraqitje të shteteve në hartë.
"Kosova ka shpallur pavarësinë dhe kjo nuk është e drejtë"
"Nuk është e drejtë, kjo është e pafalshme"
Një gabim të paqëllimshëm e konsideron Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pasaktësinë në hartën e rajonit të Ballkanit, ndërsa përgjegjës kryesorë ka bërë autorët e librit, grafistët redaktorët dhe komisioni që ka aprovuar botimin e këtij libri.
Por pavarësisht kësaj deklarate, në shkollat ku është shpërndarë ky libër mësimi vijon normalisht me këtë libër.