Kosova, "mollë e ndaluar" për shqiptarët. Tamponi dhe karantina nuk i lënë të kalojnë kufirin

Kosova, "mollë e ndaluar" për shqiptarët. Tamponi dhe

Prej të hënës kufiri me Kosovën u hap por lëvizja vijon të jetë e vështirë.

Edhe pse pala kosovare hoqi dezinfektimin e kamionëve të mallrave,  për udhëtarët vijojnë të mbeten në fuqi dy kushte: vërtetimi që kanë kryer tamponin dhe kanë rezultuar negativë, jo më i vjetër se katër ditë dhe e dyta nëse nuk kanë bërë testin, të pranojë që nëse kalojnë kufirin të bëjnë 7 ditë karantinë të detyrueshme.

Këtë të martë, asnjë qytetar i Shqipërisë nuk është lejuar të hyjë në Kosovë për shkak të këtyre masave, as për raste vdekje.

Ndërkohë në palën shqiptare kalohet normalisht me përpunim dokumentacioni dhe matje të temperaturës.

EMISIONET