Kosova humb në EuroBasket

Kosova humb në EuroBasket

Kombëtarja e basketbollit të Kosovës ka humbur kundër Britanisë së Madhe. Ndeshja u mbyll me rezultatin 71-63 për britanikët të cilët fituan në Mitrovicë, një ndeshje që nuk prodhoi shumë në këtë fazë para eleminatoresh.

Perioda e parë ishte shumë e vështirë për britanikët dhe vetëm në fund të saj arritën të merrnin në dorë kontrollin. Në këtë ndeshje ndikuan shumë dhe mungesat e dy shënuesve më të mirë të ekipit Dan Clark dhe Ovie Soko të cilët ishin të dëmtuar. Kjo situatë e vështirë zgjati deri në periodën e katërt ku Kosova i afrohet me pikë.

Por ishin Gabe Olaseni dhe Nelson që i dhanë frymëmarrje skuadrës britanike duke shënuar nga 15 pikë secili.  Aktualisht Kosova ndodhet në fund të renditjes në grupin G. Ndeshjet e rradhës do t’i zhvillojë dy të dielat e ardhshme kundër Luksemburgut  dhe më pas ndeshjen e kthimit me Britaninë e Madhe.

EMISIONET