Koronavirusi: Zvicra, Franca dhe Gjermania nuk mbyllin kufirin me Italinë

Koronavirusi: Zvicra, Franca dhe Gjermania nuk mbyllin kufirin me Italinë

Zyra Federale e Shëndetit në Zvicër deklaroi se bazuar në situatën aktuale, nuk do të ketë kufizime për shtetasit italianë për të hyrë në vend. Gjithashtu u tha se situata mund të evoluojë shumë shpejt, shkruan TgCom24. Sa për Ticino, vendi ku vijnë mijëra punëtorë çdo ditë nga Italia, Zyra ka vendosur që kushdo që paraqet simptoma të infeksionit të frymëmarrjes do të vlerësohet më me kujdes nga autoritetet shëndetësore.

Franca: Jo mbyllje të kufirit por shtim të kontrolleve

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shëndetësisë në Francë Jerome Salomon, situata në Itali është shqetësuese. Sipas tij rastet me persona të infektuar me koronavirus janë të mundshme në Francë për shkak të afërsisë gjeografike, por qëllimi mbetet një identifikim i shpejtë i rasteve". Duke folur për radion France Info, ai tha se mbyllja e kufijve është e kotë.

Çdo person që kthehet nga Lombardia ose Veneto me simptoma duhet të konsiderohet i dyshimtë. Ajo që është e rëndësishme është që të identifikojmë rastet e dyshuara sa më shpejt'', tha ai.

Gjermania nuk mbyll kufinjtë

Gjermania nuk planifikon të mbyllë kufijtë e saj pas shpërthimit të emergjencës së koronavirusit në Itali. Kjo deklaratë ka ardhur nga një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme kur u përgjigj në një pyetje në një konferencë shtypi në Berlin.

Ndërkohë Rumania ka vendosur, që çdo person që futet në këtë vend pasi ka ardhur nga zona e Lombardisë në Itali, të futet në karantinë të detyruar.

EMISIONET