Koronavirusi "zbraz" Muzetë në Vlorë

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë çdo verë ka tërhequr mijëra vizitorë që në Vlorë nuk shkojnë vetëm për t'iu gëzuar plazhit. Por situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit e ka lënë thuajse bosh.

Pas mbylljes disa mujore, Muzeu nuk po arrin ti rifitojë vizitorët e munguar as tashmë që qyteti i është rikthyer situatës gati normale dhe aty kanë mbërritur turistët.

Situatë e ngjashme edhe në Muzeun Historik dhe Etnografik. Vizitorët aty përllogariten 22% më të paktë se një vit më parë.

Muzetë dhe sitet arkeologjike në gjithë vendin u hapën me 18 maj ndërsa vizitat për të interesuarit lejohen mbi bazë të një protokolli kundër përhapjes së koronavirusit.

Ministria e Kulturës ka ndërmarrë një nismë kombëtare për të çuar turistët drejt muzeve dhe siteve arkeologjike duke ofruar bileta falas.

EMISIONET