Pas ngritjes së task forcës në Presidencë janë publikuar edhe dy numra kontakti, në të cilat qytetarët mund të kontaktojnë në rast se nuk marrin shërbimin e duhur.

Tedi Blushi: Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:

Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;

Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;

Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:

[email protected]

Si dhe në dy numrat celularë:

+355693435861

+355693354269

 Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!

 SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!

Lexoni ketu te gjitha lajmet : Shqiperi, konfirmohen dy raste me koronavirus, mbyllen shkollet. Klikoni ketu per te githa te rejat

/Ora News.tv/