Frikë nga koronavirusi, shqiptarët anulojnë udhëtimet drejt Kinës

Frikë nga koronavirusi, shqiptarët anulojnë udhëtimet drejt

Frika prej koronavirusit ka pushtuar edhe shqiptarët, të cilët kishin planifikuar një udhëtim drejt Kinës qoftë për turizëm apo biznes.

Fabio Sinaj i cili drejton një agjenci turistike drejton një agjenci turistike për fluturime drejt kontinentin aziatik konfirmon se anulimet e biletave po kryhen në masë për shkak të rrezikut që paraqesin tani këto vende.

"Koronavirus ka pasur një impakt shumë të keq në lëvizjen e qytetarëve shqiptarë. Për të gjitha qytetarët që shkojnë edhe për turizëm apo edhe për ata që shkojnë për biznes. Ne kemi njoftuar klientët tanë që për momentin mos kryejnë lëvizje në Kinë derisa të ketë një stabilizim të situatës. Nga kontaktet që kemi me Kinën, me menaxherët që punojnë me në na kontaktojnë me telefon ose email. Edhe qytetarët kanë marrë përsipër që të marrin informacione, të jenë të kujdesshëm, derisa kjo situatë të stabilizohet. Në momentin që kanë marrë vesh këtë informacion janë ndërprerë të gjitha fluturimet, jo vetëm që këtu , por edhe në Stamboll ka pasur  klientë që i kanë kthyer nga udhëtimi dhe i kanë drejtuar për në vendin tonë. 

Nga ana tjetër edhe qytetarët shqiptarë që ndodhen në Kinë po kërkojnë të kthehen në vendin tonë, çka ka sjellë edhe rritje të çmimit të biletave.

"Ka pasur edhe tendenca të tilla që duan të vijnë sepse janë alarmuar nga kjo situatë, por jo një shumicë e madhe. Është rritur pak çmimi i ardhjes nga Kina për në Tiranë". 

Deri tani mbi 50 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kinë, ndërsa shumë të tjerë janë infektuar.

EMISIONET