Koronavirusi në SHBA: Rreth 80 mijë viktima dhe mbi 1,3 milion të infektuar

Koronavirusi në SHBA: Rreth 80 mijë viktima dhe mbi 1,3 milion të

SHBA vijon të përballet me një situatë kritike të shkaktuar nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 20,241 raste të reja me koronavirus, sipas të dhënave nga universiteti John Hopkins.

Numri total i të infektuarve ka shkuar në 1,329,791 dhe janë rreth 1/3 e numrit të të infektuarve në botë.

Po në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 743 viktima duke e çuar në 79,528 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Të gjitha rastet me Covid-19 përfshijnë 50 shtete në vend, distriktitin e Kolumbisë si dhe rastet e riatdhesuara.

EMISIONET