Koronavirusi në Itali: 71 viktima dhe 321 raste të reja në 24 orë

Koronavirusi në Itali: 71 viktima dhe 321 raste të reja në 24

Sot në ditën hapjen e vendit nga izolimi për shkak të pandemisë Italia ka regjistruar 71 viktima 321 raste pozitive në 24 orë.

Numri i viktimave deri më sot nga koronavirusi në Itali ka arritur në 33,601 e i të infektuarve në 233,836.

Rastet aktive me Covid-19 në Itali janë reduktuar deri më sot në 39,297.

Numri i personave të shëruar ka shkuar në 160,938 e janë 846 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Është ulur dukshëm dhe numri i pacientëve që po kurohen në repartet spitalore.

Aktualisht janë 5,742 e 353 të shtruar në repartet e terapisë intesive.

Mjaft rajone italiane kanë regjistraur sot 0 raste pozitive me koronavirus.

EMISIONET