Koronavirusi: Mbi 3,000 të vdekur dhe 90,000 të infektuar në të gjithë botën

Koronavirusi: Mbi 3,000 të vdekur dhe 90,000 të infektuar në

Koronavirusi i ri ka shënuar mbi 3 mijë të vdekur dhe 90 mijë të infektuar që nga zbulimi i tij dhjetorin e kaluar. Kina dhe Irani janë shtetet me bilancin më të lartë të viktimave, ndërsa Italia në vend të tretë me mbi 40 të vdekur e 1,700 të infektuar.

Është rritur mbi 3 mijë numri i viktimave nëpër botë nga koronavirusi i ri me origjinë nga Kina.

Më shumë se 90 për qind e rasteve raportohen në provincën kineze të Hubeit, nga ku është përhapur infeksioni, por bilanc tragjik njoftojnë edhe 10 shtete të tjera, si Irani me më shumë se 50 viktima apo Italia me mbi 40 të vdekur brenda 10 ditëve.

Me një dekret të firmosur nga kryeministri italian, Xhuzepe Konte, janë pezulluar deri më 8 mars të gjitha eventet publike, shkollat dhe shfaqjet.

Mbi 1,700 veta janë konfirmuar si bartës infeksionit.

Në komunat e konsideruara zona të kuqe në veri të vendit masat janë edhe më të rrepta, me pezullim udhëtimesh deri më 15 mars, me mbyllje të ndërmarrjeve dhe të transportit publik.

Më shumë se 4 mijë pacientë me koronavirus raporton Koreja e Jugut, nga 130 Franca e Gjermania, ndërsa në Greqi e Kroaci janë konfirmuar të paktën 7 raste, 1 në Maqedoninë e Veriut dhe 3 në Rumani.

Në shtetet e Ballkanit, sëmundja virale është transmetuar nga vizitorë të rajoneve italiane.

Në rang global, mbi 90 mijë persona po bartin virusin më vdekjeprurës për moshat e treta me probleme ekzistuese shëndetësore.

EMISIONET