Koronavirusi: Kroacia anulon ekskursionet e shkollave drejt Italisë për një muaj

Koronavirusi: Kroacia anulon ekskursionet e shkollave drejt Italisë

Kroacia ka vendosur të pezullojë të gjitha ekskursionet shkollore në Itali për një muaj për të kufizuar rrezikun e përhapjes së epidemisë së koronavirusit, shkruan La Republicca.

Ministria e Punëve të Jashtme ka këshilluar qytetarët kroatë të shmangin udhëtimet në Veneto dhe Lombardi, rajone që janë deklaruar me rrezikshmëri të lartë nga koronavirusi. 

Një grup prej 42 studentësh dhe katër mësues nga një shkollë e mesme në Pula që u kthyen nga Venecia dje u vendosën në izolimin e shtëpive dhe nën vëzhgim për dy javë.

Ndërkohë Zvicra dhe Franca deklaruan se nuk do mbyllin kufirin me Italinë ndërsa më herët Rumania ka vendosur, që çdo person që futet në këtë vend pasi ka ardhur nga zona e Lombardisë në Itali, të futet në karantinë të detyruar.

EMISIONET