Koronavirusi: 11 viktima dhe 223 persona të infektuar, 44 të shëruar

Koronavirusi: 11 viktima dhe 223 persona të infektuar, 44 të

Një 79 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv si pasojë e koronavriusit, duke e çuar në 11 numrin e viktimave.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për mediat tha se janë 11 raste të reja, ndërsa në total janë 223 persona të infektuar me koronavirus.

Deri tani janë testuar 1526 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 223 raste.

Tre ditët e fundit vërehet një rënie e numrit të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.


Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive


- Tiranë         124 raste
- Durrës          14 raste
- Lushnje        4 raste
- Elbasan         5 raste
- Fier               23 raste
- Kavajë          4 raste
- Rrogozhinë2 raste
- Korçë            14 raste
- Vlorë           5 raste
- Shkodër        7 raste
- Lezhë           5 raste
- Berat            1 rast
- Has              2 raste
- Krujë            5 raste
-Tropojë        4 raste
- Pukë               3 raste
- Mirditë 1 rast

Vdes pacienti 79 vjec- Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

74 pacienti tek infektivi-Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

44 të sharuar - Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Zgjerohet hartaa-Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Apeli për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!

Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme.  Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!



EMISIONET