Korçë, makina përplas motorin, plagoset çifti i bashkëshortëve

Korçë, makina përplas motorin, plagoset çifti i

Një çift bashkëshortësh që udhëtonin me motor është aksidentuar mbrëmjen e së dielës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.30 në aksin rrugor Korçë-Ersekë.

Sipas policisë mjeti tip motori me të cilin udhëtonin burrë e grua është përplasur me një automjet tjetër.

Sipas të dhënave nga spitali rajonal, më i dëmtuar nga aksidenti ka mbetur drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet në reaminacion. Edhe gruaja e tij po trajtohet në spital, por nuk paraqitet në gjendje rreziku për jetën.

"Më datë 07.04.2019, jemi njoftuar se në aksin rrugor Ersekë-Korçë, shtetasja Th.K, duke drejtuar mjetin tip "Mitsubishi" është përplasur me një mjet tip motor me drejtues shtetasin B.L.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasi B.L dhe bashkëshortja e tij shtetasja Sh.L, banues në Kamenicë, që udhëtonin me motor, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Shtetasja Th.K, është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme", sqaron policia.

Butë e korçës po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET