Kopja e shpërfytyruar e Angelina Jolie e burgosur, vendoset në ventilator nga gjendja e rëndë me COVID-19

Fatemeh Khishvand njihet si vajza e cila ka kryer shumë operacione plastike për t’i ngjarë Angelina Jolie, por ato tashmë është shpërfytyruar.

Fatemeh 22 vjeç e cila njihet si Sahar Tabar në mediat sociale, prej kohësh ndodhet në burg për aktivitetet e saj në mediat sociale. Së fundmi sipas raportimeve ajo ndodhet në gjendje të rëndë nga koronavirusi dhe është vendosur në një ventilator në Iran.

Qendra për të Drejtat e Njeriut në SH.B.A. ka shprehur se një gjykatës refuzoi të jepte lirimin e saj me kusht, pavarësisht faktit se ishte në gjendje të rëndë.

Sahar u arrestua në tetor me akuza përfshirë blasfemi, nxitje të dhunës, fitim të ardhurash përmes mjeteve të papërshtatshme dhe inkurajimin e të rinjve në korrupsion, njoftoi agjensia e lajmeve Tasnim.

Ajo u arrestua me urdhër të gjykatës së Teheranit, e cila merret me 'krimet kulturore dhe korrupsionin social dhe moral.

EMISIONET