Kontributet shoqërore, Ministria e Financave: Detyrimet datojnë shumë më herët

Kontributet shoqërore, Ministria e Financave: Detyrimet datojnë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas lajmeve për detyrimet e prapambetura të kontributeve shoqërore nga subjekte juridike dhe institucione buxhetore dhe jobuxhetore.

Sipas ministrisë këto detyrime nuk kanë nisur sot por ato datojnë shumë më herët.

"Gjithsesi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, është angazhuar në terma konkretë, duke realizuar një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm", thuhet në reagim.

Minisreia thotë se Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, po në bazë të këtij Udhëzimi, siguron zbatimin me rigorozitet të këtij rregulli të ri që prej muajit Tetor 2019. Në mënyrë paralele, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore po ndjekin intensivisht rakordimin dhe shlyerjen hap pas hapi të këtyre detyrimeve të maturuara.

"Drejtoria e Tatimeve në bashkëpunim edhe me Inspektoriatin e Punës janë angazhuar në kuadër të planit operacional stop-informalitetit për monitorin e deklarimeve të punonjësve dhe të pagave nga subjektetet private. Ky borxh në vetvete është një proces dinamik i cili ndikohet edhe nga cikli i rritjes dhe zhvillimit ekonomik të një vendi. Ministria e Financave dhe Ekonomisë siguron qytetarët shqiptarë se ka ndërmarr të gjithë masat e nevojshme, brenda hapësirave që lejon ligji, që të bëjë të mundur amortizimin deri në eliminim të të gjitha detyrimeve të prapambetura. Çështje të kësaj natyre nuk cënojnë në asnjë formë ecurinë e buxhetit të shtetit dhe qëndrueshmërinë e indikatorëve bazë të ekonomisë", thuhet më tej në reagim.

EMISIONET