Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Fiona Papajorgjin, kandidate për gjyqtare pranë Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht ushtron detyrën e këshilltares ligjore pranë këtij institucioni.

Treshja gjykuese që shqyrtoi rastin e Papajorgjit përbëhej nga Brunilda Bekteshi si kryesuese, Roland Ilia relator dhe Olsi Komici anëtar.

Këshilltarja ligjore në Gjykatën Kushtetuese, Fiona Papajorgji, iu nënshtrua vetingut në bazë të tre kritereve, ligjshmërisë së pasurisë, integriteti etik dhe profesional.

Sipas ILDKPKI-së Papajorgji nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe ka patur mangësi në dokumentacion.

/Ora News.tv/