Konfirmohet, Dua Lipa në lidhje me modelin Anwar Hadid

Dua Lipa ka konfirmuar lidhjen me modelin Anwar Hadid.

Këngëtarja u fotografua në krahët e vëllait të supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid në Festivalin BST.

Ata u panë duke u përfaquar në festivalin e muzikës në Hyde Park.

Fotot e tyre bënë xhiron e mediave. Prej disa ditësh përflitet për një romancë mes tyre.

Dua dhe Anwar filluan të takoheshin vetëm disa javë pasi këngëtarja u nda nga i dashuri i saj prej shumë vitesh Isaac Carew.

Dua u lidh me Isaac që nga viti 2013. Ata u ndanë në vitin 2017 para se të pajtoheshin në janar 2018.





EMISIONET