Konfirmohen thashethemet, Manchester United gjen në Itali pasuesin e Pogba

Konfirmohen thashethemet, Manchester United gjen në Itali pasuesin e Pogba

Largimi i Paul Pogba nga Manchester United është vetëm një hap larg.

Thuhet se Juventus ka arritur akordin me "djajtë e kuq" për rikthimin e francezit në Torino dhe për këtë fakt ka vënë në lëvizje United.

Anglezët kërkojnë një pasues të 26 vjeçarit dhe sipas mediave britanike tashmë e kanë identifikuar. Bëhet fjalë për Sergei Milinkovic-Savic, i cili, ashtu siç edhe Pogba është në prag divorci me Lazion. Bardhekaltërit kërkojnë jo më pak se 100 milionë euro për kartonin e serbit, por United mund ta bind edhe për më pak.

Një ofertë prej 75 milionë eurosh është gati për italianët, që me mungesën në Champions League e kanë të vështirë të mbajnë një prej yjeve kryesorë edhe për sezonin e ardhshëm.

EMISIONET