Krimet ndaj mjedisit tani janë në varësi e Ministrisë së Brendshme, ndaj zv.ministrja Romina Kuko, kërkoi nga policia që të ushtrojë detyrën ndaj personave të akuzuar.

Romina Kuko: ‘’Roli i prefektit të qarkut është mjaft i rëndësishëm dhe gjithnjë e më i rëndësishëm. Ai mund të shërbejë si një hallkë kyçe në ekzekutimin e shpejtë të masave mbrojtëse apo parandaluese në mjedis.''

''Siguria mjedisore duhet të jetë në top listën e prioriteteve të zyrtarëve vendorë, qoftë të zgjedhur apo të emëruar.''

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, tha se policia ka arrestuar shumë persona për krimet ndaj mjedisit.

Ardi Veliu: ‘’Policia e Shtetit në përmbushje të prioriteteve të qeverisë për parandalimin e krimeve mjedisore, vitet e fundit ka intensifikuar veprimet duke parandaluar ndërtimet pa leje, shkatërruar furrat e gëlqeres, prerjen e paligjshme të pyjeve, gërryerjen e lumenjve dhe ndotjen e tyre, djegien e pyjave dhe kullotave. Në githë vendin janë qindra shtetas të arrestuar dhe proceduar.’’

I pranishëm në konferencën e 50-të ndërkombetare shkencore mbi krimin mjedisor, sigurinë mjedisore dhe sigurinë kombëtare, ministri Blendi Klosi, e ka quajtur sukses futjen e malit të Tomorrit dhe Krujës në hartën e zonave të mbrojtura.

Blendi Klosi: ''Dy nga pikat më historike dhe pikat më të rëndësishme të mjedisit por dhe të trashëgimisë sonë historike dhe natyrore, mali i Krujës dhe mali i Tomorrit janë zona të qeta nga pikëpamja mjedisore. Kur e filluam këtë punë një vit më parë shumë pak ishin skeptikë’’. Kur e filluam këtë punë një vit më parë shumë pak ishin skeptikë.''

Kjo konferencë u mbështet nga OSBE. Zv.kryetari i prezencës së OSBE në Shqipëri Robert Ëillton shprehu mbështetjen për këto projekte që synojnë ndarjen e krimeve mjedisore dhe masave që duhen marrë për t’i bërë ballë.

/Ora News.tv/