Kompania që ju paguan 2.500 dollarë në javë për të jetuar në shtëpitë luksoze

Kompania që ju paguan 2.500 dollarë në javë për të

Një kompani udhëtimi po punëson deri në 10 persona për të qëndruar në disa nga pronat më luksoze në botë, për të tërhequr blerës të pasur.

Për më tepër kandidatët do paguhen me një pagë prej 2.550 dollarë për secilën shtëpi ku do qëndrojnë.

HushHush.com po punëson testuesit e shtëpive luksoze të cilët do qëndrojnë në prona përfshirë një vilë në Rivierën Franceze apo një vilë spanjolle me 25 dhoma gjumi.

Shtëpitë variojnë me çmime nga 589,350 dollarë deri në 103 milionë dollarë.

Të punësuarit do qëndrojnë në secilën shtëpi për një javë.

Gjithashtu do kenë mundësi të shijojnë stilin e jetesës së një milioneri dhe duhet të paraqesin një raport me 800 fjalë në kompani për secilën nga pronat, 5 ditë pas kthimit në shtëpi.

Ata do të duhet të vlerësojnë vendndodhjen e pronës, aksesueshmërinë, stilin, komoditetin dhe përshtatshmërinë për faqen e internetit.

Në thelb, puna përfshin testimin e shtëpive për të siguruar që i plotësojnë standardet e klientëve të pasur që shkojnë në kompani përpara se ti nxjerrin në treg.

EMISIONET