Komisioni i Sigurisë miraton pr/ligji për policinë gjyqësore

Komisioni i Sigurisë miraton pr/ligji për policinë gjyqësore

Komisioni i Sigurisë miratoi nen për nen pr/ligjin për policinë gjyqësore, pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Sipas draftit paga e oficerëve të policisë gjyqësore do të pësojë rritje duke llogaritur me 70% të pagës bruto të prokurorit.

Ndërsa për OPGJ-të e shërbimeve në policinë e shtetit do të përfitojnë shtesë page deri në 10% të pagës bazë sipas gradës përkatëse të punonjësve të policisë. Ndërsa pagat e oficerëve të policisë gjyqësore që do të jenë pjesë e BKH do të jetë 20% më e lartë se paga e OPGJ-ve të seksioneve të zakonshme të prokurorisë.

Në ligj saktësohet se Oficerët e Policisë Gjyqësore me propozim të prokurorit dhe me miratimin e Prokurorisë së Përgjithshme mund të përfitojnë shpërblime për merita profesionale.

EMISIONET