Komediani mbledh 200,000 dollarë për të çuar në Disneyland 9-vjeçarin që donte të vetëvritej nga bulizmi

Komediani mbledh 200,000 dollarë për të çuar në

Një komedian ka arritur të mbledhë rreth 200,000 dollarë për të dërguar në Disneyland djalin 9 vjeçar e bulizuar Quaden Bayles pasi ai theu zemrat e mijëra personave në të gjithë botën.

Brad Williams, i cili është shfaqur në Jimmy Kimmel Live dhe Tonight Show, hapi faqen GoFundMe për Quaden Bayles të enjten më 20 shkurt, pasi nëna e djalit shpërndau një video të tij duke qarë dhe duke thënë 'më jep një litar, unë dua ta vras veten ’, pasi shokët e tallnin se ishte xhuxh.

Z. Williams, i cili gjithashtu është xhuxh, shkruajti: 'Unë po e krijoj faqen GoFundMe për të njoftuar Quaden që ngacmimi nuk do të tolerohet, dhe se ai është një qenie njerëzore e mrekullueshme që meriton gëzim.'

Që nga dita e premte, më shumë se 9,000 njerëz tashmë kanë dhuruar në faqe dhe është mbledhur në total një shumë prej 203.000 dollarësh.

"Unë dua Quaden dhe nëna e tij të vijnë në Amerikë, t'i marr ata një hotel të bukur dhe t'i çoj ata në Disneyland", tha Z. Williams në faqen e mbledhjes së fondeve.

"Kjo nuk është vetëm për Quaden, kjo është për këdo që ka përjetuar bulizmin në jetën e tij. "Le t'i tregojmë Quaden dhe të tjerët se ka të mira në këtë botë dhe se ata janë të denjë për të".



EMISIONET