Komedia “Revizori”, Amos Zaharia: Më shumë se realitet

Komedia “Revizori”, Amos Zaharia: Më shumë se realitet

Komedia “Revizori”,në variantin e regjizores Driada Dervishi,  është një nga kryeveprat e letërsisë botërore të shkrimtarit rus, Nikolai Gogol, me të cilën teatri “Aleksandër Moisu” në Durrës, celi sezonin e ri artistik. 

Vepra flet për  një qytet me administratë të korruptuar, me funksionarë të lartë të dalë në përgjime, me njerëz të futur më burg pas protestave. 

Me të tilla situata dhe realitet i duhet të përballet personazhi kryesor i  kësaj vepre interpretuar nga aktori Amos Zaharia. 

I ftuar në "Ditë e Re" në RTV Ora, Zaharia tregon: Është tragjikomedi, sepse këtu bëhet fjalë për korrupsion dhe ky është një fenomen i përhapur në shoqërinë tonë. Duhet reflektuar që njerëzit të bëhen të ndërgjegjshëm se ka dicka që nuk shkon në këtë vend. Është një shfaqje që i flet një fenomeni që do të vazhdojë të jetë prezent. Synimi për të shkuar tek perfeksioni na bën që të përmirësohemi"

Gjatë intervistës, regjisorja Driada Dervishi rrëfeu se teksti i parë i kësaj komedisë, nuk është pranuar, pasi ishte i bazuar në realitetin aktual.

Driada Dervishi: "Ajo që synova në momentin e parë ishte një përshtatje e tekstit, gjë që sigurisht pati problemet e veta. Duhet thënë që pa cenuar askënd, sepse në fakt personi që mund të cenohej isha unë, që varianti i parë i tekstit nuk është pranuar pasi tingëllonte më i fortë sesa duhej. Më pas u detyruam ta ndryshonim."

EMISIONET