Rumania është një kockë mjaft e fortë për kombëtaren U-18 të Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Olsi Uku ka pësuar disfatë edhe në miqësoren e dytë ndaj rumunëve, teksa është mposhtur pasditen e sotme në shifrat 4-1.

Përfaqësuesja jonë në këto dy ndeshje ka provuar shumë lojtarë të cilët grumbulloheshin për herë të parë, lojtarë të cilët janë në orbitën e ekipit U-19 për edicionin e ardhshëm. Në këto dy teste miqësore trajneri Uku ka provuar të gjithë lojtarët për të vëzhguar të gjithë elementët. Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Cahani në kohën shtesë ’90+1.

Formacioni: Ceka, Ismajli , Nuhaj, Kuci, Gega, Arapi, Asllani, Alinani, Gjumsi, Gerxhaliu, Nikaj. (U aktivizuan: Alimucaj, Cerriku, Avduli, Musai, Gaxha, Bali, Cahani)

/Ora News.tv/