Kombëtarja e Panuccit, Shulku: Ishte i duhuri, rezultatet e penalizuan

Kombëtarja e Panuccit, Shulku: Ishte i duhuri, rezultatet e penalizuan

Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku komentoi edhe gjendjen e kombëtares shqiptare gjatë periudhës kur kuqezinjtë drejtoheshin nga Christian Panucci. I ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko", Shulku deklaroi

"Në momentin që Panucci është zgjedhur mendoj se ka qënë një zgjedhje shumë e mirë, për emrin, për atë që kishte kaluar, mësuar. Padiskutim që ka qënë një zgjedhje e mirë. Ka qënë një zgjedhje e mirë për atë moment kur u zgjodh. Nga alternativat kur u zgjodh ka qënë më i miri. Ka pasur edhe disa trajnerë të tjerë."

"Nuk kishte përvojë por një futbollist me shumë eksperiencë. Një lojtar që ka qënë edhe trajner. Ka qënë një zëvendës i një emri të madh siç është Capello. Kështu që ka pasur atë bagazhin e duhur për të qënë trajner i Shqipërisë. Vazhdimi tregoi se nuk është e thënë se çdo trajner në çdo vend që shkon duhet që të realizojë pritshmëritë. Për fatin e tij të keq, për shumë arsyeje të tjera nuk dha atë që pritej dhe normalisht kur nuk ka rezultate marrëdhënia ndërpritet dhe kërkohet një zgjidhje tjetër. Panucci në fillim u prit mirë."

"Ndoshta edhe karakteri i tij personal, por mendoj se në kompleks ka qënë një njeri pozitiv. Unë e kam njohur nga afër, por ndoshta në opionion nuk ka shprehur atë çka kishte brenda dhe ndonjëherë aparenca e jashtme të lë shije jo të mira dhe padiskutim të ndërthyrura me rezultatin. Rezultatet nuk kanë qënë pozitive. Vinim nga një pritshmëri shumë e mirë, vinim nga rezultate shumë të mira, vinin nga Europiani. Ndoshta ngaqë pritshnim shumë dhe ky nuk i dha ato pritshmëri. Rezultatet nuk ishin ato që priteshin edhe padiskutim kur nuk ka rezultate është i pari, trajner që largohet. "-tha Shulku.

EMISIONET