Kokaina në Durrës, Kryemadhi: Rama, telekomandë në duart e krimit të organizuar

Kokaina në Durrës, Kryemadhi: Rama, telekomandë në duart e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, apeloi kryeministrin Rama të distancohet sa më shpejt nga krimi i organizuar.

Teksa përshëndeti operacionin antidrogë në Durrës që çoi në sekuestrimin e 613 kg kokainë, Kryemadhi tha se Rama është një telekomandë në dorën e krimit.

Kryemadhi: Doja të bëja këtë komunikim sot me ju për të përshëndetur edhe njëherë ashtu siç ka ndodhur disa ditë më parë, Policinë shqiptare dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë për kapjen e një sasie rekord të kokainës në Shqipëri prej 631kg. Ky ishte një aksion që në fakt u realizua nëpërmjet partnerëve tanë ndërkombëtarë, por edhe Policisë shqiptare dhe prokurorisë shqiptare dhe përsëri përfitoj nga rasti për ti përshëndetur. Por nuk gjej shkakun e nxitimit të kryeministrit shqiptar për të vazhduar dhe për të bërtitur dhe uluritur që këtë aksion e kreu vetëm. Nuk e di nga i vjen kjo ndjenjë apo nga i vjen ky informacion.

Dua të theksoj edhe njëherë që vetëm ndjenja e frikës mund ta detyrojë për të treguar padronëve të tij që kjo gjë nuk është pjesë e aksionit të gjithë parterëve ndërkombëtarë përsa i përket qoftë armatës kolumbiane apo DEA-s Amerikane dhe gjithë shërbimeve të tjera. Por që ishte një aksion rastësi ku do tu japi sa më shpejt mesazhin partnerëve të tij që sasia e drogës do tu shkojë përsëri në destinacion. Prandaj i bëj thirrje dhe njëherë, të distancohet të marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë e veta si kryeministër.

Të largohet çdo ditë dhe më shumë dhe sa më shpejt nga krimi i organizuar. Unë po e riktheksoj dhe njëherë që ai nuk ka ngelur më gjë tjetër përveç se telekomandë në dorën e tyre por ajo çka dua të them është që kjo sasi kaq e madhe e kokainës, rekord tregon edhe njëherë fatkeqësinë dhe mjerimin në të cilën është zhytur Shqipëria. E them këtë sepse krimi i organizuar që ka zaptuar çdo institucion dhe çdo qelizë të shtetit shqiptar, po vjen rëndom dhe po shkatërron dhe kalbëzon çdo qelizë të familjes shqiptare dhe të shtetit shqiptar.

EMISIONET