Ish-europarlamentari dhe ish-raporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein emërohet si këshilltar i kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Fleckenstein do të punojë si këshilltar për integrimin në kabinetin e kryetarit të Kuvendit Ruçi.

Ai shkruan në Twitter se Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit.

“Të lumtur që filluat të punoni drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit Presidentit të Parlamentit për besimin e tij. Mezi presim bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë.

Ndërkohë, për detyrën e re e ka uruar edhe Taulant Balla i cili i uron mirëseardhjen.

“Mirë se vini përsëri @knufleckenstein duke punuar së bashku për na këshilluar për të përmbushur detyrat tona të anëtarësimit në BE. Parlamenti shqiptar mbetet i përkushtuar të punojë fort, të aprovojë dhe zbatojë reformat, në koordinim me partnerët tanë kryesorë, në veçanti BE dhe SH.B.A.”

Knut Fleckenstein ka lindur më 20 dhjetor 1953 dhe është një politikan gjerman dhe ish-anëtar i Parlamentit Evropian nga Gjermania.

Ai është anëtar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, pjesë e Partisë së Socialistëve Evropianë.

/Ora News.tv/