Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar abuzime dhe parregullsi në bashkinë e Tiranës. Në auditimet e zhvilluara nga muaji janar deri në dhjetor rezultojnë probleme sa u përket shpenzimeve dhe menaxhimit të kontratave.

Në një ndër problematikat konstatohet një detyrim prej 2,649 mijë lekësh, si pasojë e pagesave për telefonat celularë për punonjësit e administratës. Në raport thuhet se: “Për këto pagesa mungojnë urdhërat nga Titullari i Bashkisë për miratimin e listës për personat përfitues të këtij shërbimi”.

Zhurmat mbesin një shqetësim i vazhdueshëm për banorët. Sipas KLSH në kryeqytet nuk ka politika lidhur me këtë çështje apo shpallja e zonave të qeta, detyrime këto të parashikuar në ligj.

Kopshtet dhe çerdhet po ashtu mbesin problem. KLSH nënvizon se: “Pothuaj të gjithë elementët që garantojnë mire-rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve janë jashtë standardeve, duke filluar që nga mungesa e hapësirave të përshtatshme, mbi popullimi tej kapaciteteve, raporti i cënuar edukator/fëmijë, kushtet higjieno-sanitare, inekzistenca e shërbimit të mjekut dhe psikologut me përjashtim të çerdheve të Tiranës”, thuhet në raport.

Dëme janë konstatuar dhe në nënshkrimin e kontratave me një vlerë prej 4 milionë lekësh, që i përkasin vetëm rasteve të audituara si pasojë e mos eleminimit të praktikave të prokurimeve me vlerë të vogël për mallra/shërbime shënohet një numër në rritje të procedurave më një ofertues si dhe përdorim jo efektiv të fondeve në procedura. Dëmi në këtë rast për Tiranën shkon në rreth 14 milionë lekë.  Por mesa duket këto shkelje janë normale për kryebashkia kur, deri sa situata në Tiranë  nuk ka ndryshuar

/Ora News.tv/