Ish-kryebashkiaku i Finiqit në SPAK për shkelje në tendera dhe falsifikim të dokumenteve

Ish-kryebashkiaku i Finiqit në SPAK për shkelje në tendera dhe

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar për ndjekje penale ish-kryetarin e bashkisë Finiq, Leonidha Kristo. Ndaj tij dhe dy ish-zyrtarëve rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në tendera dhe të falsifikimit të dokumenteve. Ndër të tjera kërkohet dhe kthimi i dëmit ekonomik që është konstatuar.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar dëm ekonomik, përdorim të fondeve publike pa eficensë si dhe një shumë të konsiderueshme parash të munguara në bashkinë Finiq.

Të dhënat janë publikuar në raportin e fundit ku bëhet e ditur se është audituar viti 2017 dhe 2019 dhe pas rezultateve është kërkuar edhe ndjekje penale për ish-kryetarin e njësisë vendore Leonidha Hristo.

"Me qëllim  përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Finiq, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 77 milion lekë,përdorim të fondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitetnë vlerën 136.7 milion lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën prej 55 milion lekë".

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik në 41 raste, duke vepruar me dy standarte vlerësimi.

Ulja e numrit të pjesëmarrësve në procedura dhe shpallja fitues të operatorëve që nuk plotësojnë kriteret, janë shkeljet më të konstatuara prej KLSH.

Si pasojë e këtyre veprimeve, dëmi shkon në 180 mln lekë.

KLSH, i ka rekomanduar Bashkisë Finiq masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, të ardhura të munguara në vlerën 55,334 mijë lekë.

Ndërkaq me akuzën për shkelje të barazisë në tendera, falsifikim i dokumenteve dhe hyrje e paautorizuar kompjuterike është kërkuar ndjekja penale për ish-kreun e bashkisë, ish-Përgjegjësin e Sektorit të Prokurimeve dhe Kryetarit të Njësisë së Hartimit të Dokumenteve të Tenderit.





EMISIONET