KLSH çon në Prokurori kryebashkiakun e Belshit, 80 mln lekë dëm buxhetit të shtetit

KLSH çon në Prokurori kryebashkiakun e Belshit, 80 mln lekë

Kontrolli i Lartë të Shtetit  kallëzon në Prokurori kryetarin e bashkisë Belsh, së abshku me drejtorin e Bujqësisë, përgjegjësin e Urbanistikës, juristen, 2 kolaudatorë dhe 1 mbikëqyrës të punimeve. Ata akuzohen se kanë shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 80 milion lekë.

KLSH thotë se gjatë auditimit të kryer për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë periudhës 01.01.2016 deri më 31.12.2017 u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi, zbatimin e investime etj.

Shkeljet e konstatuara

Për 10 procedura të prokurimit dhe 4 procedura të zbatimit të punimeve dhe konkretisht “Shtesë kontrate për Projektin Rilindja Belsh (Belsh Qendër-Kryqëzimi Qafeshkallë), Projekti Ansambli Rilindja”, “Ndërtim i Pedonales dhe Korsisë së Biçikletave Liqeni Belsh”, “Sistemim Asfaltim Rruga Belsh-Qafë Shkallë”, “Ndërtim, Sistemim Asfaltim Rruga Trojas (Unaza Belsh)”, Rikualifikimi urban i fasadave të Qëndrës Belsh”, ndër shkeljet kryesore janë:

Në 8 (tetë) tendera për kualifikikim dhe shpalljen fitues pa drejtë të operatorë ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 286,080,460 lekë, në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.

Në 3 (tre) tendera për dëmin ekonomik në vlerën 11,403,571 lekë, shkaktuar si rezultat i diferencës ndërmjet vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të kualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të lartë) dhe vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të skualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të ulët), duke sjellë shpenzimin e më shumë fondeve buxhetore, skualifikim të padretjë, dhe shpallje fitues të OE të cilët nuk kanë plotësuar DST-të.

Në 1 (një) rast të lidhjes të shtesë kontratës, pa ekzistuar rrethana ligjore për kryerjen e punimeve nëpërmjet shtesës kontratës, duke bërë devijimin e procedurave të prokurimit, kontraktuar subjektin pa zhvilluar procedura, mos lejuar pjesëmarrjen e operatorëve dhe nxitjen e konkurrencës ndërmjet tyre, mos sigurimin e transparencës për përzgjedhjen e operatorit pasi tenderi nuk është hedhur në sistemin e APP dhe fituesi nuk ka dalë si rrjedhojë e konkurimit.

Në 4 (katër) investime publike për dëmin ekonomik në vlerën 40,395,547 lekë shkaktuar nga diferenca në volume pune të situacionuara dhe likuiduara por të pakryera në fakt (për 38 zëra punimesh).

Në 1 (rast) për dëmin ekonomik në vlerën prej 23,917,140 lekë, nga likuidimi i punimeve të kryera jo sipas specifikimeve teknike të projektit, preventivit dhe termave të referencës të DST, duke lejuar sipërmarrësin që gjatë zbatimit të investimit të përdorë materiale të ndryshme nga ato të kontraktuara, në ndryshim nga projekti dhe në kushtet kur materiali i përdorur është paguar për të njëjtin lloj materiali si në kontratë, edhe pse me diferencë të konsiderueshme në cmim.

Për këto shkelje dhe të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me shkresën nr. 6/12 dhe 6/13 datë 22.05.2018 kallëzim penal ndaj A.T. me detyrë Kryetar i Bashkisë në cilësinë e titullarit të Autoritetit Kontraktor, H.F. me detyrë Drejtor i Bujqësisë në Bashkinë Belsh, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), H.XH. me detyrë ish-Përgjegjës i Urbanistikës, në cilësinë e anëtarit të KVO, I.H. me detyrë ish-Juriste, në cilësinë e anëtarit të KVO, R.T. në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve në 4 raste, M.K. në cilësinë e kolaudatores së punimeve në 3 dhe P.M. në cilësinë e kolaudatores së punimeve në 2 raste.

Zyrtaret akuzohen  për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkisë Belsh masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, të ardhura të munguara në vlerën 65,929 mijë lekë.

EMISIONET