Bllokohet zgjedhja e Kryeprokurorit

Bllokohet zgjedhja e Kryeprokurorit

Renditja e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm është pezulluar përkohësisht derisa të shprehet gjykata ne lidhje me animimin që i është bërë nga kandidati Lulzim Alushaj. Ndërkohe që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyre për në mbledhjen tjetër miratimin e metodologjisë që do të përdoret për të listuar kandidatët

As në mbledhjen e kësaj radhë  Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka rënë dakord për miratimin e rregullores së pikëzimit për renditjen e kandidatëve për postin e Kryeprokurorit të ri.

Shkak kanë qenë disa ndryshime të propozuara nga anëtarët e KLP-së gjatë diskutimeve të mbledhjes. Sipas ligjit për organizimin dhe funksionimit të prokurorisë kriteret që vlerësohen janë; kriteret profesionale, morale, organizative e drejtuese dhe elemente plotësuese vlerësimit tituj akademik, trajnime, gjuhë të huaja.

Por pikëzimi i kandidatëve për kryeprokuror mbetet peng edhe i ankimimit që ka bërë në Gjykatën Administrative kandidati i skualifikuar  Lulzim Alushaj,  e cila do të shqyrtohet të martën ne 16 tetor.

Gent Ibrahimi: Miratimin e metodologjisë për vlerësimin dhe caktimin e pikëve për renditjen e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm. Jemi në një fazë të avancuar të procesit për përzgjedhjen e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm. Procesi është pezulluar për shkak të ankimit të vendimit të Këshillit në lidhje me skualifikimin e një kandidati. Deri në pritje të shqyrtimit të ankimit, Këshilli përgatitet për fillimin e procesit të vlerësimit dhe pikëzimit dhe kjo metodologji i shërben këtij procesi. 

Pikëzimi  do të përcaktojë se kush do të jetë i pari në listën me tre kandidatët që do i dorëzohen Kuvendit për votim.

Parlamenti më pas duhet që me shumicë votash të përzgjedhë një nga tre emrat e dërguara nga KLP dhe ne rast se kjo nuk arrihet automatikisht kryeprokuror përzgjidhet i pari ne liste. Po ashtu u miratua lista pjesore e 12 kandidateve të pranuar në Shkollën e Magjistraturës.

Miratohet lista e 12 kandidatëve të pranuar në Shkollën e Magjistraturës

Është miratuar lista me 12 kandidatë të pranuar në Shkollën e Magjistraturës.

Kandidatët  e pranuar janë: Denisa Plaku, Besmira Vishe, Redona Ndoni, Albulena  Kulici, Vasjana Postol, Alban Syri, Ndriçim Halilaj, Iva Harka, Fjorda  Shqarri, Entela Hasmujaj, Esmeranda Basho, Ledjana Shkurti

KLP kaloi në "sitën" e vettingut kandidatët për në shkollën e Magjistraturës

Vettingut iu nënshtruan edhe kandidatët e shkollës së Magjistraturës. Më herët ishin skanuar vetën 4 kandidatë, nga 23 dhe pritej skanimimi i 12 të tjerëve, tashmë të konfirmuar.

Gent Ibrahimi: Ligjet e reja në kuadër të të cilave vepron këshilli, por edhe sistemi i drejtësisë në përgjithësi diktojnë që edhe kandidatët që pranohen për të ndjekur shkollën e Magjistraturës para se të fillojnë studimet duhet të vetohen nga ana e këshillit. Ky është një proces që këshilli e merr shumë seriozisht.

EMISIONET