Klosi: Çështja e mjedisit nuk zgjidhet me aksione pastrimi, kemi dështuar

Klosi: Çështja e mjedisit nuk zgjidhet me aksione pastrimi, kemi

I bindur se territori nuk mund të pastrohet me vetëm një aksion ministri i mjedisit Blendi Klosi pranon se deri tani të gjitha qeveritë kanë dështuar për të fituar këtë betejë. Në takimin e Ballkanit Perëndimor për menaxhimin e mbetjeve ministri Klosi tha se aksionet nuk garantojnë rezultate afatgjata.

Klosi: A e zgjidhim dot duke pastruar Shqipërinë me 160 mijë vullnetarë, pa dyshim që nuk e zgjidhim. Ne kemi dështuar si shtet. Kemi dështuar si shoqëri nç menaxhimin e mbetjeve urbane dhe prandaj jam këtu duke bërë mea culpa-n time, por duke kërkuar sa më shumë bashkëpunim. 

Mesa duket Shqipëria dhe Kosova do të gjejnë rrugët e bashkëpunimit edhe në këtë element shumë të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve. Ministrja e metisit të Kosovës tha se dy vendet duhet të kenë një plan të përbashkët bashkëpunimi për menaxhimin e mbetjeve.

Reshikaj: Ndaj më lejoni të përshëndes këtë kongres dhe të ndaj me ju idenë time për një bashkëpunim rajonal ndërministror për sa i përket menaxhimit të mbeturinave. Dy qeveritë tona, kësaj here duhet ta vënë në minoritet mjedisin. 

vendet e rajonit janë angazhuar në hartimin e politikave për mjedisin që të jenë në përputhje me axhendën globale të mjedisit.



EMISIONET