Klinton Zeqiraj, dikur ka qenë një model dhe së fundmi i është futur botës së gazetarisë. Për një sezon, ai ka qenë e pjesë e emisionit  “Thumb” ku u mor me realizimin e kamerave të fshehta me VIP-at e shqiptarë. Por këtë sezon, Zeqiraj është bërë pjesë e një emisioni investigativ.

I ftuar në "Why Not" në RTV Ora, u pyet nëse paragjykohet për look-un dhe mirëmbajtjen e tij fizike dhe përgjigja e tij ishte:

“Ka patur dhe paragjykime, por që në rradhë të parë të mbash veten është kulturë. Tregon kulturën tënde, nga çfarë familje rrjedh. Me kanë paragjykuar në kuptimin, he mo pse i mban këto vathë, pse vishesh kështu dhe unë i përgjigjem je në kohën e ’83 s’ke faj".

/Ora News.tv/