Kinë: Të gjithë pacientët me koronavirus janë shëruar dhe kanë boshatisur spitalet e Wuhan

Kinë: Të gjithë pacientët me koronavirus janë

“Të gjithë pacientët me koronavirus të shtruar në spital në Wuhan, epiqendra origjinale e pandemisë së koronavirusit, janë larguar nga spitalet”, tha Mi Feng, një zëdhënës i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës të Dielën.

"Me përpjekje të përbashkët të profesionistëve mjekësorë nga Wuhan dhe nga i gjithë vendi, deri më 26 Prill, të gjithë pacientët e shtruar në spital Covid-19 në Ëuhan janë shëruar," tha Mi.

Wuhan ishte qyteti i parë në botë që hyri në izolim për shkak të virusit. Tashmë është rikthyer gjithçka në normalitet, pas disa muajsh frike dhe ankthi. Por sërish shumë qytetarë janë të frikësuar për një shpërthim të dytë ndërkohë që të gjitha bizneset po fillojnë të hapen.

Rastet e para të njohura të virusit u zbuluan në Wuhan në mes të dhjetorit. Numri i të infektuarëve filloi të rritej në masë kështu qeveria vendosi të izolojë Kinën nga 23 janari deri në 8 prill.

Por, pavarësisht përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e virusit, ai tani ka infektuar gati 3 milion njerëz në të gjithë botën.

EMISIONET