Kinë, rritet numri të vdekurve nga koronavirusi, raste të konfirmuara dhe në 13 shtete të tjera
Kina ka raportuar 1 297 raste të konfirmuara të pneumonisë së shkaktuar nga një lloj i ri koronavirusi, duke përfshirë 10 raste në Hong-Kong, Makao e Tajvan.
Pneumonia ka shkaktuar 41 të vdekur në provincat Hubei, Hebei e Heilongjiang. 38 veta janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali. Një numër qytetesh dhe provincash kanë shpallur nivelin i të reagimit emergjent, informon Radio e Jashtme e Kinës.
Ndërkohë dhe Hong Kong deklaroi gjendjen e emergjencës të shpërthimit të koronavirusit Wuhan. Shefi ekzekutiv i Hong Kong deklaroi sot në një konferencë për median se ka rritur nivelin nga “serioz” në “emergjente” duke treguar dhe rritjen e frikës për përhapjen e virusit. Gjithashtu deklaroi se shkolla do të pezullohet deri më 17 shkurt.
Ndërkohë shtete të tjera edhe në Europë konfirmojnë raste të infektimit me virusin Wuhan
Australia, Malajzia, Nepal raportuan sot rastet e para të konfirmuara të të prekurve me këtë virus.
Tani ka 13 vende jashtë territorit të Kinës ku janë konfirmuar rastet e virusit vdekjeprurë
Ja shtetet ku raportohen raste të konfirmuara me koronavirusin e ri
Hong Kong: 10 raste
Tailandë: 5 raste
Australi: 4 raste
France: 3 raste
Japoni: 3 raste
Malajzi: 3 raste
Singapor: 3 raste
Tajvan: 3 raste
Makao: 2 raste
Kore e Jugut: 2 raste
SHBA: 2 raste
Vietnam: 2 raste
Nepal: 1 rast