Kina regjistron 3 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Kina regjistron 3 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Kina ka regjistruar 3 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë viktimë të dielën e 26 prillit sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në vend.

Nga rastet e reja, 2 ishin të importuara nga rajoni verior i Heilongjiang i cili kufizohet me Rusinë.

Kohët e fundit ka pasur disa raste të importuara nga Rusia në Kinë, duke krijuar frikën për një valë të dytë tashmë që vendi po i kthehet normalitetiit.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit, në total janë regjistruar 82,830 të infektuar.

Nga këto raste të konfirmuara, 77,474 pacientë janë shëruar dhe kanë lënë spitalet.

Numri i përgjithshëm i viktimave në vend nga Covid0-19 është 4,633.

EMISIONET