Kim Kardashian nxjerr parfumin në shitje, fiton 10 mln dollarë në një ditë

Kim Kardashian ka fituar 10 milionë dollarë vetëm në një ditë nga shitja e parfumit të saj në mbarë botën. 

Aroma e Kim goditi botën online mëngjesin e së mërkurës. Kosnumatorët zgjodhën mes tre aromave Crystal Gardenia, Crystal Gardenia Oud dhe Crystal Gardenia Citrus. Janë prodhuar vetëm 300.000 shishe dhe priten që të shiten të gjitha. 

Shitja e parfumeve në vlerën 10 milionë dollarë nuk ka ndodhur në mënyrë aksidentale. Ylli i televizioneve nisi një fushatë në mediat sociale për të promovuar produktin që do të sillte për blerësit dhe padyshim që puna iu shpërblye.

Vetëm në orën e para të shitjes ka fituar 1 milionë dollarë. Kur 300.000 shishet të shiten ajo do të fitojë 14 milionë dollarë.

EMISIONET