Kim Kardashian super seksi me bikini në ngjyrë bronxi teksa ka hipur mbi një elefant në pushimet e saj në Bali.

38 vjeçarja, yll i shfaqjes reality dukej pak nervoze teksa përpiqej të drejtonte kafshën gjigande, ndërkohë që familja e saj e vëzhgonte.

Me të zbritur, Kim dukej më e qetë teksa mbështet këmbën e saj në një stol, pranë vajzës North.

Motrat Kardashian dhe Scott Disick i lejuan fëmijët e tyre të qëndronin pranë elefatëve.

Khloe tërhoqi vëmendjen me një kostum plazhi ngjyrë jeshile fosforeshente, ndërkohë që Kourtney ngjante për mrekulli me një bikini 'modeste' në ngjyrë jeshile menteje. 

Scott ishte veshur fare sport.


Mami Khloe ngriti vajzën e saj True në ajër dhe i dha një puthje.

Edhe Kourtney hipi mbi një elefant dhe dukej shumë e qetë kur kafsha gjigante u ngrit në këmbë.

Me një stil tipik Kardashian, grupi mbërriti me një helikopter.

Familja nuk humbi kohë fare dhe u drejtua për në juglindje të Azisë, menjëherë pas Hallouinit të tyre në Los Angeles.

Motrat, e veshura si ëngjëjt e Victoria's Secret, zhvilluan një super festë në LA me të brendshme dhe krahë.

Veshjet e tyre ishin ato që mbanin modelet e Victoria's në pasarelë dhe iu dhanë vajzave Kardashian enkas për festën.

Gjithsesi, mund të kishte qenë një tjetër ditë pune për Kendall, 22 vjeçare, e cila është në të vërtetë një modele e Victoria's Secret.

Por, ndërkohë që motrat ngjanin njësoj 'ëngjëllore', veshjet e tyre ishin të ndryshme.

39 vjeçarja Kourtney kishte krahë të dekoruara me perl.

Kim pati paraqitjen më klasike, me të brendshme të thjeshta dhe krahë shumë të mëdha.

Kylie, 21 vjeç, veshi një kostum të brendshëm të shndritshëm.



/Ora News.tv/