Kim Kardashian ka konfirmuar se do të bëhet nënë për herë të katërt. Ajo është në pritje të një fëmije tjetër me bashkëshortin Kanye West, me anë të një nëne zëvendësuese.

Kim konfirmoi lajmin gjatë një interviste në  "Watch What Happens Live With Andy Cohen", ku u shfaq së bashku me motrat e saj Khloe dhe Kourtney, mbrëmjen e së hënës.

Cohen pyeti ylli i televizioneve rreth spekulimeve se çifti po përgatitej për një fëmijë të katërt dhe të fundit, dhe Kim u përgjigj me qetësi se lajmet ishin të vërteta.

"Po jemi,"-tha Kim kur u pyet për fëmijën, ndërsa shtoi: "Do lindë së shpejti."

Cohen më pas e pyeti nëse e dinte gjininë e fëmijës, që raportohet se është djalë.

"Po është djalë,"-tha Kim. "U deha në festën e Krishtlindjeve dhe ua thashë disa njerëzve, por nuk e mbaj mend se kujt ia kam thënë."

Çifti tashmë janë prindër të fëmijëve North, 5 vjeçe, Saint, 3 vjeç, dhe Chicago, 11 muajshe.

 Chicago erdhi në jetë nëpërmjet një nëne zëvendësuese.

/Ora News.tv/