Kim Kardashian ka paralajmëruar reperin Drake që të mos i kërcënojë bashkëshortin Kanye.

Ishte vetë Kanye që hapi historitë e vjetra mëngjesin e sotëm pasi ekipi i reperit kanadez i kërkoi përdorimin e një kënge me të cilin kanë bashkëpunuar më parë.

Ngjarja mori një rrjedhë tjetër kur Kanye deklaroi se ai kishte marrë një telefonatë kërcënuese nga Drake. Nuk kaluan shumë çaste dhe Kim zgjodhi rrjetet sociale për t'iu drejtuar Drake.

"Mos e kërcëno kurrë bashkëshortin tim apo familjen tonë. Ai të hapi rrugët për të qenë Drakë. Bashkëshorti im është njeriu më fantastik dhe më i zgjuar në botë që njoh. Ai ka thyer shumë kufij, duke nisur nga muzika, skenografia, moda dhe kultura. Ai do vazhdojë të ndryshojë botën", shkruajti Kim.

Marrëdhënia mes dy reperëve u shkatërruar në fillim të këtij viti pasi u përfol se Drake përdori imazhin e Kim për këngën e tij "In my feelings". Më pas Kanye e goditi duke i zbuluar sekretin se ka një djalë.

/Ora News.tv/